Boksieri nga Juniku, Ardian Krasniqi sonte do të ngjitet në ring ku do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së.
Ky meç do të zhvillohet në “MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Ardiani ka deklaruar se është gati për meçin e sontëm.
”Nesër (sonte) mbrëma do premtoj luftë! Jam gati për gjithqka! Shpresojë në mbështetjën tuaj nëser ne Ludwigsburg/Stuttgart!”, ka shkruar Krasniqi.
Edhe Luan Krasniqi ka njoftuar se nipi i tij Ardiani do të luftojë sonte.
“Të shtunën, nipi im Ardiani do të luftojë për kampionat in ndërkontinental WBO kundër afrikanit Saul Ivan Male në MHP Arena në Ludwigsburg. Një luftë shumë e rëndësishme që ai të trokasë në majën e botës! Sigurisht që do të jem atje live për ta mbështetur! Shihemi të shtunën në Ludwigsburg! 🥊 “, ka shkruar Luani.
Ardiani ka zhvilluar deri tani nëntë meçe dhe ka nëntë fitore – të gjitha me nokaut. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.