Sot feston ditëlindjen xhudistja Laura Fazliu. Për ditëlindjen e saj ka shkruar trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë se Laura sot mbi supet e saj bart të gjitha medaljet e mundshme që mund të fitohen në sport.

“Shkojmë më tutje drejt sfidave e sukseseve të reja”, ka shkruar trajneri Kuka, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Reklamë

Sot feston ditëlindjen Laura!

Laura Fazliu …

Vajza që erdhi të stërvis në Pejë si 14 vjeçare e sot i mbushi plot 24 vjet ,plot 10 vjet sakrificë larg familjes së saj që jeton në Mitrovicë!

U rrit e u kalit me ne dhe sot ajo mbi supet e saj bart të gjitha medaljet e mundshme që mund të fitohen në Sport!

Medalje Evropiane,Botërore e kulmoj me medalje Olimpike sivjet në Paris

Reklamë

100 të lumtura Laura ?

Shkojmë më tutje drejt sfidave e sukseseve të reja ????