Federata e Futbollit të Kosovës ka lavdëruar Edon Zhegrovën përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në postim thuhet se “Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin me formën e tij”.

“Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara”, thuhet tutje në postim.

Reklamë

Postimi:

⭐???? ????????- ??????? ? ???????? ?Ë ???Ë? ? ???????Ë??⭐️

?Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin me formën e tij.

??10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0.

⚽Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara.

Reklamë