×
  • Lajme
  • Rajon

    Gjenden trupat e 14 viktimave nga përmbytjet katastrofike në Bosnjë e Hercegovinë

    Reporteri
    04 Tetor 2024 | 12:31

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez tha se deri më tani sipas informacioneve të ende të pakonfirmuara janë 20 viktima si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve katastrofike në këtë shtet.

    Ai tha në Al Jazeera Balkans se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Bosnje-Hercegovinës, të policisë dhe të forcave ndërkombëtare janë të angazhuar dhe po merren me gjendjen në terren. “Ne do të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e tjera”, shtoi ai.

    Ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Ndërkohë, Darko Juka, zëdhënës i Qeverisë së kantonit Hercegovinë-Neretva, ka bërë të ditur se janë gjetur 14 kufoma dhe se ka edhe viktima të tjera, gjersa  situata më kritike është në zonën e Jabllanicës së Poshtme.

     

    “Gruaja shtatzënë, fëmija i së cilës vdiq në barkun e saj, u evakuua nga zonat e prekura nga përmbytjet në jug të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe u operua në Mostar”, tha Lamija Duranoviq, drejtoreshë e Spitalit Kantonal “Dr. Safet Mujiq”, për Radion Evropa e Lirë.

    Presidenca e Bosnje-Hercegovinës ka marrë vendim për angazhimin e Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës në Jabllanicë, e cila u godit nga një përmbytje katastrofike pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës së kaluar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!