Sot rreth orës 14:00, në Sllatinë të Tetovës, janë gjetur pa shenja jete nënë e bijë, teksa bashkëshorti dhe djali i mitur ishin dërguar në spital për ndihmë mjekësore, shkruan Alsat.
Si i dyshuar për këto vdekje të dyshimta konsiderohet bashkëshorti 50 vjeçar i gruas së ndjerë, pasi që sipas mjekëve dhe policisë në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune.
50 vjeçari pas lëshimit nga spitali është shoqëruar në stacionin policor ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.