×
  • Lajme
  • Rajon / E FUNDIT

    Serbia goditet nga tërmeti, raportohet se dridhjet u ndjenë edhe në Kosovë

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 21:23

    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve.

    Janë regjistruar gjithsej 11 tërmete, me magnituda që variojnë nga 1.5 deri në 3.9 shkallë të Rihterit.

    Tërmeti më i fuqishëm ndodhi sot në orën 20:50, me magnitudë 3.9, raportojnë mediat serbe.

    Lëkundjet raportohet se janë ndier edhe në Kosovë, veçanërisht në zonat e afërta me kufirin.

    Ky termet ka ndodhur rreth 72km larg nga Prishtina.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!