×
  • Lajme
  • Rajon

    Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 6.0

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 11:15

    Një tërmet i madh ka ndodhur në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror.

    Sipas EMSCC(Euro-Mediterranean Seismological Centre) goditja ishte 6.0 ballë, kurse sipas të dhënave të Shtabit së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (Afad), ka ndodhur një tërmet me magnitudë 5.9 ballë.

    Epiqendra e termetit ishte rrethi Kale i Malatya.

    Lëkundjet u regjistruan në orën 10:46, në një thellësi prej 10.07 kilometra nën tokë.

    Tërmeti është ndjerë në shumë provinca, veçanërisht në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!