×
  • Lajme
  • Rajon

    Vdes gruaja e ish-presidentit kroat Stjepan Mesiq

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 8:10

    Milka Mesiq (85), gruaja e ish-presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq (89), ka ndërruar jetë, raportojnë mediat kroate.

    Milka Mesiq ka lindur në vitin 1939 në qytetin e Slabinjës, i cili ndodhet në zonën e Kantonit Sisak-Moslavina. Ajo u takua me bashkëshortin e saj, Stjepan Mesiq, pasi ai e vuri re në një konkurs kërcimi në Zagreb dhe ai i kërkoi një shoku të përbashkët që t’i prezantonte.

    Çifti u martua në vitin 1961, pasi Stjepan mbaroi studimet dhe pak më vonë ata patën vajzën e tyre të parë, Sashën. Edhe Milka filloi studimet për psikologji në Universitetin e Zagrebit, por i ndërpreu studimet pas lindjes së vajzës së tyre dhe diplomimit të Stjepanit. Ata u shpërngulën së bashku në vendlindjen e Stjepanit në Orahovicë dhe në vitin 1963 lindi vajza e tyre e dytë, Dunja.

    Gjatë periudhës së Pranverës Kroate, në të cilën Stjepan mori pjesë aktive, familja u shpërngul nga Orahovica në Zagreb, ku jetuan me nënën e Milkës, Mileva.

    Milka punonte në një kopsht fëmijësh, por u përball me kërcënimin e largimit nga puna pasi burri i saj u arrestua për arsye politike. Megjithatë, ajo e mbajti detyrën falë mbështetjes së kolegëve të saj.

    Pasi Stjepan Mesiq u zgjodh president i Kroacisë në vitin 2000, Milka rrallë shfaqej në publik dhe rrallë e shoqëronte bashkëshortin e saj në udhëtime zyrtare dhe vizita shtetërore jashtë vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!