Një rrjet i dyqaneve në New York u detyrua të mbyllte dyert, pasi të gjithë punëtorët u larguan në të njëjtën kohë për shkak të një serie mosmarrëveshjesh të gjata me pronarin, transmeton Reporteri.net.
Të gjithë punonjësit, përkatësisht 26 prej tyre, në restorantin në qytetin Troy të New Yorkut, ia dërguan një letër dorëheqjeje pronarit Kevin Blodget.
Sipas New York Times, punonjësit i shkruan ish-shefit një mesazh, në të cilin thuhej “Bëhu më i mirë”, raporton Bussines Insider.
Mosmarrëveshjet buruan kryesisht për shkak të pagave. Sipas Times Jun, pronari i pronës nuk u paraqit në restorant dhe as nuk u interesua të fliste me stafin për çështjen, por raportohet se i dërgoi një mesazh menaxherit të restorantit duke këshilluar punëtorët që të kontaktojnë bankën.
Motoja e restorantit ishte “Punoni shumë dhe qëndroni të thjeshtë”, megjithëse punëtorët thonë se shefi rrallë shfaqej në vendin e punës, edhe pse jeton në një apartament pak më sipër pronës.
Situata u përkeqësua në gusht kur disa punonjës vunë re se paga e tyre të ishte ulur, çka bëri në lëshimin e vendit të punës, duke bërë që biznesi të mbyllet. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.