×
  • Sport
  • Sport

    Kamerat kapën provokimin që ua bëri Yamal tifozëve të Real Madridit gjatë dhe pas ndeshjes

    Reporteri
    27 Tetor 2024 | 8:43

    Lamine Yamal ka qenë provokues gjatë dhe pas lojës, së paku në sy të tifozëve të Real Madridit.

    Barcelona turpëroi Los Blancos në Santiago Bernabeu, duke i mposhtur 4-0 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

    Yamal me të shënuar golin e tretë, bëri me shenjë nga tifozët madrilenë që të qetësohen, pasi ai ishte “mbreti” në stadiumin e tyre.

    Pas ndeshjes, ai ka thënë se janë duke shkuar për ta fituar La Ligën këtë sezon.

    “Dua të them vetëm: Rroftë Barca”, ishte fillimisht fjalimi i tij.

    Më pas ai shtoi: “Le të shkojmë dhe ta fitojmë La Ligan, do të shkojmë tani për të”.

    Kujtojmë se Yamal u bëp golashënuesi më i ri në El Clasico.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!