Ukraina pretendon se 15 rafineri të mëdha ruse janë jashtë funksionit.

Sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë po shkaktojnë dëme të mëdha në industrinë e naftës, duke penguar ndjeshëm aktivitetin e rafinerive.

Sipas inteligjencës ukrainase, në fund të shtatorit 15 nga 38 rafineritë kryesore ruse ishin jashtë funksionit, ndërsa 12 të tjera kishin ulur kapacitetet e prodhimit, shkruan skynews.

Reklamë

Një zëdhënës i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës deklaroi se vëllimi i përgjithshëm i përpunimit të naftës në këto objekte kishte rënë për 55.4 për qind krahasuar me fillimin e vitit.

Ndërkohë, sulmet ukrainase po vazhdojnë. Fundjavën e kaluar, pas goditjeve në disa objekte, u raportuan zjarre të mëdha në rafineritë ruse.

Kjo ndodh pasi armëpushimi i diskutueshëm për infrastrukturën energjetike mes Ukrainës dhe Rusisë tashmë ka marrë fund./ Telegrafi