×
  • Lajme
  • Rajon

    Tetë të vdekur dhe disa të plagosur nga shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Novi Sad

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 15:26

    Tetë persona kanë vdekur nga shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, tha ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq.

    Kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq, tha se mbi 30 persona janë lënduar.

    “Poshtë mbulesës kishte stola dhe në to në momentin e rënies ndodheshin një numër i madh qytetarësh”.

    Aksidenti ka ndodhur pak para orës 12 të ditës së sotme. Një numër i madh autoambulancash ndodhen në terren. Ka ekskavatorë dhe makineri të rënda, që po përpiqen të pastrojnë pjesën e rënë të godinës. Në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse, xhandarmëria.

    Kjo godinë u rinovua për herë të parë në vitin 2021 dhe pas disa muajsh filloi rinovimi i të njëjtit objekt stacioni. Zyrtarisht u hap më 5 korrik të këtij viti./KontaktPlus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!