×
  • Lajme
  • Rajon

    Ministri i Tregtisë në Serbi jep dorëheqje, shkak tragjedia në Novi Sad

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 14:54

    Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Tomislav Momiroviq ka dhënë sot dorëheqjen.

    “Ju njoftoj se po jap dorëheqje nga pozita e ministrit të tregtisë së brendshme dhe të jashtme”, ka thënë Momiroviq.

    Momiroviq i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Në dorëheqjen e tij ai ka theksuar edhe këto:

    “I jam mirënjohës Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për besimin dhe çmimin e tij. Unë jam gjithmonë këtu për të dhe për Serbinë.”

    Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka deklaruar se pret dorëheqje të reja si në Qeverinë e Serbisë ashtu edhe gjetkë për shkak të tragjedisë në Novi Sad.

    “Përgjegjësia nuk mund të shmanget, edhe kur je krejtësisht i pafajshëm dhe kur gjithçka të ndodh rastësisht, duhet të ketë përgjegjësi në një vepër penale sepse 15 persona nuk kanë vdekur për fajin e tyre, por sepse dikush nuk e ka bërë detyrën si duhet dhe në përputhje me ligjin”, tha presidenti i Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!