Më 20 nëntor të vitit 1993, fluturimi 110 i Avioimpeksit fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gjenevës në ora 22:00, me fluturim të rregullt çarter për Shkup, Maqedoni e Veriut, përcjell TV21.
Në avionin kanë qenë 108 udhëtarë, prej të cilëve shumica shqiptarë nga Kosova të cilët kanë qenë duke punuar në Zvicër, dhe të cilët ktheheshin në shtëpi për pushime dimërore, bashkë me 8 anëtarë të ekuipazhit.
Për shkak të kushteve të këqija të motit, avioni është rikahëzuar për në Ohër ku edhe u rrëzua rreth 4 kilometra prej pistës, ndërmjet fshatrave Lakoçerej e Epërme dhe Orovnik.
Në fatkeqësi humbën jetën 116 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhin, kurse ka mbijetuar vetëm një persona, i cili më vonë iu dorëzua plagëve.Moti i keq dhe komunikimi i vështirë mes pilotëve dhe kontrollit të fluturimit, janë disa nga shkaqet e fatkeqësisë.
Kjo është nga një fatkeqësitë më të mëdha ajrore në historinë e Maqedonisë.
Video nga rasti i rikonstruuar:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.