Boksieri nga Tirana, Alban Bermeta, e ka nokautuar mbrëmë kampionin bullgar Mario Vergiev në eventin e madh të boksit që u mbajt në Angli.
Bermeta fitoi meçin në raundin e katërt.
Ai mbrëmë grumbulloi 14 fitore me nokaut, ndërsa gjithsej i ka 18 duele të fituara, një barazim dhe asnjë humbje.
Pas fitores, Bermeta, i cili ka debutuar në boksin profesional më 25 mars 2018, ka falënderuar organizatorët dhe diasporën shqiptare që erdhën në përkrahje të tij.
