Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar “SENSEI”, i cili portretizon jetën dhe karrierën e trajnerit, Driton “Toni” Kuka, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ambasadori Hovenier ka thënë se ky film është një histori prekëse për arritjet e mikut të tij, Driton Kuka.

Tutje ai ka thënë se përkushtimi i Kukës e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale.

Reklamë

“I frymëzuar nga filmi dokumentar ??????: ?????? ??? ???? ?? ??????, një histori prekëse e arritjeve të mikut tim Toni. Përkushtimi i tij e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale dhe rrugëtimi i tij pasqyron qëndrueshmërinë dhe talentin e popullit të Kosovës”, ka thënë Hovenier.