×
  • Lajme
  • Rajon

    Grubi në listën e zezë të SHBA, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE

    Reporteri
    09 Dhjetor 2024 | 23:29

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur në “Listën e Zezë” ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe Enver Bexhetin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut .

    Këtë lajm nuk e kanë pritur mirë  bashkëpartiakët e tij nga BDI, Arbër Ademi dhe Bujar Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net/

    Në një video Ademi shihet duke vazhduar me vështirësi përgjigjen në pyetjet e gazetarit Furkan Saliu, kurse Osmani, ish-ministër Jashtëm u largua nga emisioni pasi e kuptoi lajmin.

    Edhe Artan Grubi, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e futën në Listën e Zezë, për përfshirje në korrupsion.

    Grubi ka thënë se për këtë vendim të Departamentit amerikan të Shtetit është njoftuar nga mediat, duke shtuar se jetën publike ia ka kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimor.

    “Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht. Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, ka shkruar Grubi.

    Vendimi i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin vjen rreth një muaj pasi ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e listës së zezë edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!