Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me reagim, pasi Artan Grubi dje u vendos në “listën e zezë” nga SHBA-ja.
“Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thonë nga BDI-ja.
Ndryshe, dje ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti u shpallën në “listën e zezë” nga SHBA-ja për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor.
“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund – dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkroi në profilin e saj në X ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, pasi Grubi dhe Bexheti u vendosën në “listën e zezë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.