×
  • Lajme
  • Rajon / Lista e Zezë e DASH-it

    Ahmeti: Grubi është i ndërgjegjshëm, vetë do të tërhiqet nga funksionet e partisë

    Reporteri
    11 Dhjetor 2024 | 11:48

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se Artan Grubi, vetë do të largohet nga të gjitha funksionet partiake, pasi emri i tij u përfshi në “Listën e Zezë” amerikane.

    Para gazetarëve, Ahmeti tha se partia që ai drejton nuk i konteston vendimet e DASH-it.

    “Unë mendoj që z.Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, z.Grubi sigurisht që do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

    “Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e animimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, deklaroi Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!