Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump është shpallur “Personi i Vitit” nga revista Time.
Viti 2024 shënon herën e shtatë radhazi që fituesi i zgjedhjeve presidenciale gjithashtu u shpall Personi i Vitit.
Donald Trump is TIME's Person of the Year https://t.co/IjP5W2otV5 pic.twitter.com/CVHX9o0DB3
— TIME (@TIME) December 12, 2024
Trump u emërua personi i vitit në 2016 pas fitores së tij në zgjedhjet e atij viti.
Që nga Jimmy Carter, çdo president ka qenë personi i vitit të paktën një herë.
Muajin e kaluar, Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai mposhti demokraten Kamala Harris.
Trump hyri në Ditën e Zgjedhjeve me një shans 50-50 për ta rimarrë Shtëpinë e Bardhë, duke u rikthyer pas 6 janarit të vitit 2021, kur shumëkush e shpalli karrierën e tij politike të mbaruar.