×
  • Show Time
  • Show Time

    Arrestohet në Shqipëri aktori Rrezart Veleshnja

    Reporteri
    13 Dhjetor 2024 | 14:40

    Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është arrestuar sot (e premte) nga policia, pas një hetimi që e ka lidhur me një akuzë për mashtrim. Lajmi është raportuar fillimisht nga Televizioni Top Channel në Shqipëri, ku është bërë e ditur se Veleshnja është marrë në pyetje nga autoritetet dhe është arrestuar në Durrës.

    Sipas informacioneve të publikuara, Veleshnja dyshohet se ka marrë automjetin e një shoku të tij, shtetasit Y.T., me premtimin për ta përdorur, por më pas e ka shitur atë. Autoritetet kanë konfirmuar se arrestimi i aktorit është bërë nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, të cilët e akuzojnë Veleshnjën për mashtrim.

    Në njoftimin e policisë thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R.V., banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet shtetasit Y.T., dhe më pas e ka shitur.”

    Veleshnja, i njohur për interpretimet e tij humoristike, është një figurë e njohur në ekranin shqiptar. Ai ka qenë pjesë e disa programeve televizive dhe është i njohur për stilin e tij të veçantë në komedi. Së fundmi, ai ishte mjaft i përfolur në Kosovë për pjesëmarrjen e tij në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”.

    Sipas informacionit të fundit, Veleshnja ka shkuar në seancën gjyqësore përballë akuzave të ngritura ndaj tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!