×
  • Lajme
  • Show Time
  • Lajme / Video

    Ikona e këngës shqipe Parashqevi Simaku përfundon e pastrehë rrugëve të New Yorkut

    Reporteri
    13 Dhjetor 2024 | 18:57

    Ikona e këngës shqipe në vitet e 80’ta, Parashqevi Simaku, ka përfunduar e pastrehë rrugëve të New York’ut, ku ajo jeton tash e sa vite.

    Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë një video e një kanali në Neë York, ku ajo shihet se pranon ndihma që u jepen njerëzve të pastrehë.

    Fevziu ka thënë se nga informacionet që ka, ajo është e pastrehë dhe se varet vetëm nga ndihmat që merr.

    “Të gjitha informacionet më thonë që ajo është e pastrehë, pa ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr si homeless”, thotë Fevziu.

    Simaku ishte larguar nga vendi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1991, e Fevziu thotë se takimin e fundit me të e ka pasur në vitin 1995.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!