Historia e trishtë e jetës së ikonës së këngës shqiptare, Parashqevi Simaku ka prekur zemrat e mijëra shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
Shfaqja e saj në një televizion amerikan nxiti reagime të forta, pasi u vërtetua se këngëtarja shqiptare ishte e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.
Të shumtë ishin ata që kërkuan ta ndihmojnë sa më parë. Të tjerë komentuan se si historia e saj nuk duhej trahjuar fare nga mediat, dhe ajo duhet të lihej në jetën që kishte zgjedhur.
Megjithatë, diva e muzikës shqiptare është në prezente në rrjetet sociale.
Ata shqiptarë që kanë arritur të gjejnë profilin e saj në Facebook, duket se në orët e fundit kanë vërshuar duke i lënë dhjetra komente. Ajo që bie në sy janë komentet pozitive, thirrjet për të mos u dorëzuar dhe për t’u kthyer në atdheun e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.