Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përmbledhur planin e tij për sportin, ku ka thënë se në një lokacion të përbashkët do të bëhet ndërtimi i Stadiumit Kombëtar me 25-30 mijë ulëse, Pallati i sporteve me dorë me me 8 mijë ulëse, Pishina Olimpike me 3 mijë ulëse dhe Gaming Hall me 2 mijë ulëse, shkruan Reporteri.net.
Abdixhiku ka thënë se ky project është prezantuar tashmë para investitorëve potencial dhe se kostoja e përgjithshme është rreth 60 milionë euro.
“Ky projekt, është prezentuar tashmë dhe para investitorëve potencial. Kostoja e gjithmbarshme është rreth 60 milionë euro – pak a shumë aq sa u shpërndanë sot me një vendim! Po. Aq sa u shpërndanë vetëm sot!
Pra, për të gjithë ata që pyesin se nga paratë – u them se Kosova ka para, ka mundësi ka dhe nevojë – sidomos nevojë për investime që lënë shenjë një kohë e krijojnë zhvillim. Kosova nuk ka një Qeveri që bën punë me 12 miliardë euro buxhet! Deri në shkurt! Ndryshimi, megjithatë po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.