Ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Neshiq u arrestua të enjten së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të organizuar duke përfshirë pastrim parash, shpërdorim detyre dhe pranim ryshfeti, tha zyra e prokurorit të shtetit në një deklaratë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Prokurori i shtetit dhe Ministria e Brendshme e Republikës Sërspska të Bosnjës (RS) kanë hetuar korrupsionin e dyshuar në kompaninë publike “Roads of RS”, ku Neshiq ishte menaxher i përgjithshëm nga 2016-2020.
Menaxheri aktual i përgjithshëm i kompanisë Milan Dakiq u arrestua gjithashtu, si dhe Mladen Luciq, vëllai i një ish-ministri.
Prokuroria nuk dha emrat e katër të tjerëve të arrestuar.
/Reuters/