Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë fejuar pasi aktori i bëri një propozim romantik gjatë Krishtlindjeve.

Çifti që kanë mbi një vit që janë në lidhje, u fejuan në heshtje dhe po planifikojnë të festojnë me miqtë dhe familjen e tyre natën e Vitit të Ri, raporton Daily Mail.

Krijuesja e hitit Levitating, 29 vjeçrja Dua Lipa, dhe ylli i Fantastic Beasts, thuhet se janë ‘aq të dashuruar’ dhe miqtë e tyre janë ‘shumë të lumtur’  për këtë hap në marrëdhënien e tyre.

Reklamë

Dua gjithashtu ngriti dyshime pasi pozoi me një unazë diamanti në gishtin e saj të unazës në postimin e saj të fundit në Instagram./Reporteri.net/