×
  • Lajme
  • Rajon / Detajet

    Tragjedia në Mal të Zi, Policia publikon foton e të dyshuarit: Ka vrarë katër persona, përfshirë edhe familjarë – është i armatosur

    Reporteri
    01 Janar 2025 | 19:40

    Policia e Malit të Zi ka publikuar fotografinë e Aca Martinoviq, të dyshuarit për vrasjen e së paku katër personave, pas një përleshje që nisi në një tavernë në Cetinje.

    Në deklaratën e lëshuar nga Policia, siç raporton “Vijesti” Martinoviq ka vrarë së paku katër persona, përfshirë anëtarë të familjes së tij dhe se pastaj është larguar nga vendngjarja i armatosur, përcjell Reporteri.net.

    Policia u ka bërë apel qytetarëve që të mos pranojnë të panjohur në shtëpitë e tyre.

    “Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm. Edhe edhe një herë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve. të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Përleshja që përfundoi me pesë të vrarë në Mal të Zi, dalin foto nga vendi i ngjarjes – ky është i dyshuari

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!