×
  • Lajme
  • Rajon / E fundit

    Aksidenti i rëndë në Maqedoninë e Veriut, raportohet se është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë

    Reporteri
    02 Janar 2025 | 21:52

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj në Maqedoninë e Veriut.

    Alsat MK raporton se vetura tashmë është nxjerrë nga lumi bashkë me tre trupa të pajetë, përcjell Reporteri.net.

    Sipas këtij mediumi, në veturë ka qenë një familje pesë anëtarëshe. Në mesin e tyre edhe një fëmijë i moshës 5-vjeçare, i cili gjatë rrokullisjes ka dalë nga makina dhe është gjetur nga disa kalimtarë rasti të cilët e kanë dërguar në spital.

    Këto informacione s’janë konfirmuar ende nga autoritetet.

    Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, pesëvjeçarin e gjejnë kalimtarët në rrugë – katër familjarët tjerë ende të zhdukur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!