×
  • Lajme
  • Rajon / Krejt çka dihet

    Aksidenti në Maqedoni ku vetura ra në Vardar – gjenden tri viktima, shpëton një fëmijë e ndërpriten kërkimet për personin e katërt

    Reporteri
    02 Janar 2025 | 23:12

    Një veturë ka rënë sot në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut, në rrugën Rashqe-Saraj.

    Siç raporton Alsat M, tri viktima gra janë gjetur në veturën e rënë në lumë, një fëmijë 5 vjeçar ka shpëtuar dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit kurse ende nuk dihet për një person tjetër që gjendej në veturë.

    Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut në njoftimin e saj ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të 02.01.2025.

    Sipas Alsat M, fëmija 5 vjeçar është dërguar në Spital kurse Policia ka nxjerr nga vetura tri viktimat gra.

    Për disa orë raportohet të ketë vazhduar kërkimi i personit tjetër që dyshohet se ka qenë në veturë por që në orët e mbrëmjes kanë pushuar kërkimet për të vazhduar të premten, më 03.01.2025.

    Ndërprerja e kërkimit të personit tjetër që ishte në veturë, sipas raportimit ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësive për të parë.

    Jozyrtarisht nga ky medium nga Maqedonia e Veriut thuhet se tri viktimat e gjetura janë gra kurse viktima e katërt, i cili ende nuk është gjetur është burrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!