Këngëtarja Edona Llalloshi i është drejtuar ndjekësve të saj në Instagram me një postim, ku shprehet se “me shumë emocion dhe përulësi ka shpallur kandidaturën për deputete, hap ky që e vlerëson të rëndësishëm në jetën e saj dhe përgjegjësi që e pranon me seriozitet të madh”.
“Nëse zgjidhem, do të përfaqësoj dhe shërbej votuesit e mi me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë, gjithmonë duke u përpjekur për të mirën e përbashkët”, shkroi ajo në postim.
Tutje, Llalloshi tha se “kënga dhe përkushtimi i saj ndaj publikut do të vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e jetës së saj dhe se nuk do të ndalet së dhuruari emocion dhe frymëzim përmes muzikës”.
“Për të gjithë ata që tashmë kanë bërë rezervimet për mua dhe grupin tim, ju siguroj se mund të qëndroni të qetë – do të jemi gjithmonë aty ku na keni kërkuar”, sqaron Edona Llalloshi.
Llalloshi aderoi në Vetëvendosje në ditën që u publikua lista e partisë në pushtet për zgjedhjet e shkurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.