Kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e vetme me program politik në Kosovë.
Kreu i LDK-së bëri thirrje që partia e tij të mos krahasohet me partitë tjera pasi, sipas tij, ato “mund të kenë vetëm broshura”, por jo program të mirëfilltë dhe me pika specifike, siç ai tha se e ka LDK-ja.
“Mos na krahasoni me të tjerët. Nuk ka program politik në Kosovë. Mund të kenë broshura, por program politik të 70 mijë fjalëve, të shkruar dhe artikuluar me pika specifike, ka vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Abdixhiku në klankosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.