Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, është ndaluar edhe një kryesuese në Deçan, nën dyshimin për manipulim me vota.
Manjolla Shala, e cila është Shefe e Kabintetit të Kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosajt, është ndaluar për 48 orë.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesues për rastin ne procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, tha Nikçi./Reporteri.net