Milani ia doli të merrte tri pikë vetëm në fund, duke përmbysur 3-2 Parmën në “San Siro”. Ndeshja ka qenë e tensionuar dhe nervat u panë në fundin e sfidës. Trajneri Sergio Conceiçao dhe një nga kapitenët, Calabria, u përplasën fizikisht mes tyre, aq sa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të Milanit që situata mos degradonte.
Nuk dihet se cili ishte motivi i kësaj përplasje në kampin kuqezi, ndërsa në ditët në vijim pritet të hidhet dritë mbi këtë ndodhi që nuk i bën aspak mirë një ekipi si Milani.
Calabria ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Milani, ndërsa rikthimi i Maignan ka bërë që kapiten të jetë portieri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.