Të dielën, në ndeshjen e xhiros së 22-të të Serie A , Milani ka mposhtur Parmën me rezultat 3-2 në “San Siro” falë dy golave në kohën e fundit.
Parma ishte në epërsi 2-1 dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, por më pas në kohën shtesë, Tijjani Reijnders dhe Samuel Chukëueze shënuan dy gola në tre minuta për fitoren e Milanit.
Falë kësaj fitoreje, Milani është i gjashti në renditje me 34
Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, doli në fushë, por jo vetëm për të uruar lojtarët për fitoren. Portugezi iu afrua kapitenit Davide Calabria dhe hyri në një diskutim të nxehtë me të.
Gazeta italiane Gazzetta dello Sport zbulon se arsyeja e zemërimit të tij është se para ndeshjes katër lojtarët e ekipit të parë kanë shkuar në një koncert pa u konsultuar me stafin.
Sipas informacioneve të mediave, Calabria, Theo Hernandez, Ruben Loftus-Cheek dhe Francesco Camarda janë parë në një koncert në Milano të premten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.