Destinacioni i mundshëm i Mohamed Salah pas Liverpoolit është mësuar tashmë, dhe mund të iu surprizojë se cili klub është ai.
32-vjeçarit Mohamed Salah i përfundon kontrata me Liverpoolin në fund të këtij sezoni, dhe ai tashmë është i lirë të hyjë në bisedime me çdo klub jashtë Anglisë.
Pavarësisht situatës së mjegullt rreth së ardhmës së tij, Mohamed Salah ka treguar paraqitje të mëdha në fushën e lojës, duke arritur të shënojë 23 gola e të dhurojë 17 asistime për skuadrën e drejtuar nga Arne Slot.
Edhe Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk e gjejnë vetën në situatën e njëjtë.
Ndonëse shumë njerëz të lidhur me Liverpoolin shpresojnë që ai të qëndrojë në klub të paktën edhe për dy sezone, ai ka folur për të ardhmen e tij, madje duke thënë se ai është shumë larg progresit, duke folur për “Sky Sports” më herët gjatë këtij muaji.
Në verën e vitit 2023, për Salahun, në drejtim të Liverpoolit kishte shkuar një ofertë nga klubi saudit, Al- Ittihad, ofertë që nuk ishte pranuar nga klubi anglez.
Tani, raportohet se një klub po nga i njëjti shtet është në pole-position për të nënshkruar me Mohamed Salahun, nëse ky i fundit vendos të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere.
Sipas “The Telegraph”, Al-Hilal, i cili së fundmi u pajtua për ndarjen me Neymarin, tanimë është klubi më favorit për të siguruar nënshkrimin e egjiptianit.
Pas largimit të Neymarit, klubi do të kërkojë të nënshkruajë me një superyll tjetër, që mund të shtojë kualitetin dhe interesimin në Saudi Pro League.
Raportimi më tutje shton se klubi nga Riadi është i interesuar për të nënshkruar me Salahun si transferim i lirë, dhe se nuk dëshiron të paguajë asnjë shumë në drejtim të Liverpoolit.
Klubi momentalisht është në krye të tabelës, pasi ka fituar 14 ndeshje nga 17 të parat këtë sezon,.
Al-Hilal është po ashtu kampioni në fuqi i Arabisë Saudite, dhe Mohamed Salah do të ritakohej aty me disa ish-yje të Premierligës si Ruben Neves e Joao Cancelo.
Salah më herët, sa ishte pjesë e Romës më 2016, kishte folur për një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite.
“Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por definitivisht do të pranoja që të kaloja në Arabinë Saudite”, ksihte thënë Salah./Express