×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet faza e ligës në Ligën e Kampionëve, kështu është renditja

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 9:11
    The trophy is placed on display for the photographers before the soccer Champions League draw in Istanbul, Turkey, Thursday, Aug. 26, 2021. (AP Photo/Emrah Gurel)

    Me sonte, ka marrë fund faza e ligës në Ligën e Kampionëve.

    Formati i ri hyri në funksion këtë sezon dhe sot u mbyll faza e parë.

    Liverpool, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletico Madridi, Bayer Leverkuseni, Lille dhe Aston Villa janë tetë ekipet e para që kualifikohen direkt në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

    Nga pozita e nëntë deri në të 24-tën do të luajnë në play-off për t’u plasuar në 1/8, teksa aty bëjnë pjesë ekipe mjaft prestigjioze si Real Madridi, Bayern Munich, Dortmund, Milan, PSG, Juventus e Manchester City.

    Kurse, 12 ekipe janë eliminuar komplet nga Liga e Kampionëve.

    Dinamo Zagreb, Stuttgart, Shakhtar, Bologna, Crvena Zvezda, Sturm Graz, Sparta Praga, Leipzig, Girona, Salzburg, Slovan Bratislava dhe Young Boys janë ekipet e eliminuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!