Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se orari i ndeshjeve të cilën e ka skuadra e tij nuk është e lehtë.
Por, ai ka shtuar se duhet përballur me ekipet kundërshtare edhe në situata të tilla.
City të dielën luan në udhëtim tek Arsenali. Më pas me Leyton Orientin më 8 shkurt luan në 1/16 e finales në Kupën FA, e më pas takohet me Real Madridin më 11 shkurt. Menjëherë pas Realit, takohet me Neëcastlen më 15 shkurt, dhe më 18 shkurt e luan ndeshjen kthyese me madrilenët.
Më 23 e 26 shkurt e presin ndeshjet me Liverpoolin dhe Tottenhamin.
“Ballafaqimet me Real Madridin janë kthyer në derbi. Për vitin e katërt rresht. Por, Bayerni apo Madridi, të dyja janë skuadra shumë të forta. Shpresoj të kemi paraqitje të mirë në shtëpi e më pas në Madrid ta japim më të mirën e mundshme”, ka deklaruar Guardiola në konferencën për shtyp pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.