×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Tentohet të hakohet WhatsApp, mes personave të shënjestruar nga spyware izraelit gazetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile

    Reporteri
    31 Janar 2025 | 17:18

    Sistemi i spiunimit i Izraelit, Paragon, ka shënjestruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshirë gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, tha të premten një zyrtar i aplikacionit të Meta-s.

    Zyrtari tha për agjencinë e lajmeve Reuters se WhatsApp ia ka dërguar Paragonit një letër duke i kërkuar të ndalojë, pas përpjekjes për hakim.

    WhatsApp tha në një komunikatë se kompania “do të vazhdojë ta mbrojë mundësinë e njerëzve për të komunikuar privatisht”. Paragoni nuk ka dashur të komentojë.

    Zyrtari i WhatsApp-it shtoi për Reuters se Paragoni u përpoq t’i hakojë rreth 90 përdorues të kësaj platforme.

    Ai nuk tregoi se kush në veçanti ishte në shënjestër dhe nga cilat vende vinin, duke theksuar se cak i hakimit ishte një numër i paspecifikuar i figurave mediatike dhe shoqërisë civile. Zyrtari theksoi se WhatsApp e “ndali” tentimin për hakimin e përdoruesve të tij.

    Ai nuk pranoi të komentojë se si WhatsApp e kuptoi se Paragoni është përgjegjës për hakimin. Ai shtoi se institucionet ligjore dhe “partnerët industrialë” janë njoftuar për hakimin, pa dhënë më shumë hollësi./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!