Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza tha se, ashtu si në listën e tij nuk ka kandidatë me aktakuzë, e njëjta qasje do të vlejë edhe për ministrat nëse zgjidhet kryeministër.
“Nëse një ministër – pa paragjyku vendimin final të gjykatës, se ne duhet ta dimë edhe prezumimin e pafajësisë, që çdo kush është i pafajshëm deri në vendim – mirëpo me aktakuzë me qenë ministër nuk mundet.”
Ai theksoi se në një situatë të tillë ka dy zgjidhje: “Mirë është me zgjedhë të parën, se e pret e dyta. Me thënë ‘më është ngrit aktakuza, po shkoj derisa të kryhet kjo punë’. Nuk shkon. E merr vendimin edhe prapë shkon. Kështu e kanë edhe drejtorët në Komunën e Mitrovicës”, tha Hamza në Oygen në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.