Klubi holandez i Heerenveen me trajner Robin Van Persien u mposht nga klubi i Fortuna Sittard, sepse këta të fundit kishin 12 lojtarë në fushë.
Gjyqtari nuk vuri re që një nga lojtarët e Fortunas nuk u largua nga fusha gjatë një zëvendësimi dhe me një avantazh numerik, Fortuna shënoi nga këndi në minutën e 90-të për 2-2.
Në ndeshjen në shtëpi ndaj Sittardit, skuadra e ish-sulmuesit të Arsenalit kryesoi për një kohë të gjatë me rezultat 2-1.
Por, pak para fundit, Heerenveen pranoi golin e barazimit nga ekipi që luajti me 12 lojtarë në fushë.
E, për Van Persien kjo që ndodhi ishte thjeshtë absurde.
“Normalisht nuk flas kurrë me arbitrat dhe i lë gjithmonë të bëjnë punën e tyre, por si mund të ndodh që ata të luajnë me 12 lojtarë. Kjo është e paimagjinueshme dhe absurde”, tha ai./ Klankosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.