Kombëtarja e Kosovës U-21 i mësoi sot emrat e kundërshtarëve që do t’i ketë në Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, i cili do të mbahet në Shqipëri e në Serbi.
Dardanët e rinj përfunduan në grup me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron e San Marinon.
E prej pesë Kombëtareve që do t’i ketë kundërshtare, tre prej tyre nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
Bëhet fjalë për Spanjën, Rumaninë e Qipron, me të cilat do të ndeshet Kosova U-21 në këto kualifikime.
Madje, me rumunët Dardanët kanë përvojë të keqe pas sfidës së zhvilluar vjet në Bukuresht, e cila u ndërpre shkaku i thirrjeve raciste të tifozëve rumunë ndaj ekipit kosovar.
Ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2027 do të nisin menjëherë në mars të këtij viti.
E ato do të vazhdojnë deri në tetor të vitit 2026.
Tutje do të luhet faza e “play-off”, ndërsa Evropiani i të rinjve do të luhet në qershor të vitit 2027 në Shqipëri e në Serbi.
Organizatorët e Evropianit, Shqipëria dhe Serbia do të kualifikohen direkt, ndërsa 51 Kombëtare të ndara në gjashtë grupe me nga gjashtë Kombëtare dhe tri grupe me nga pesë Kombëtare, do ta kërkojnë kualifikimin përmes fazës eliminatore./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.