×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet 2025

    Numërohen mbi 50 përqind e votave: VV 37.5%, PDK 29.8, LDK 16.29% dhe AAK 7.92%

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 22:21

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare nga numërimi i 50.89 votave apo nga 1 mijë e 289 vendvotime.

    Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani, VV ka 37.50 përqind, PDK 29.80 përqind, LDK 16.29 përqind dhe AAK 7.92  përqind, shkruan Reporteri.net

    Në zgjedhjet e sotme, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, kanë marrë pjesë 789 mijë e 172 votues. Ky rezultat është nga 2297 vendvotime apo 90.68 përqind e tyre.

    Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të “Demokracia në Veprim”, Vetëvendosja ka dalë partia e parë me 40.4 përqind, PDK e dyta me 21.7 përqind, LDK e treta me 17.5 përqind, e AAK e katërta me 7.2 përqind, derisa Koalicioni për Familjen 2.4 përqind.

    Sipas DnV, dalja në këto zgjedhje është 42.1 përqind.

    “Dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 44.1%, me margjinë gabimi +/- 0,84%. Këtu nuk janë të llogaritura dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit”, tha Eugen Cakolli nga kjo organizatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!