×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Probleme në pikën grumbulluese në sallën “1 Tetori”, aktivizohet Policia

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 23:18

    Në Sallën “1 Tetori” është ndaluar pranimi i materialit sensitiv që ka ardhur nga Qendrat e Votimit për shkak se është bllokuar faqja e KQZ-së.

    Në këtë pikë e cila është dhe grumbulluese e kutive të votimit, s’po bëhet ende pranimi i këtij materiali, shkaku i problemave teknike me platformën online të shpalljes së rezultateve preliminare.

    Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se zyrtarët e KQZ-së ende nuk po e bëjnë pranimin e materialit senitiv me arsyetimin se nuk është bërë ende aktiv serveri i tyre.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!