Nga Qendra Klinike dhe Universitare janë deklaruar pas raportimeve se procesi i votimit ka vazhduar në këtë qendër edhe pas orës 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit. Gazeta Online Reporteri.net merr vesh nga burime se votimi ka vazhduar deri në orën 23:00.
Zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu i ka thënë Gazetës Online Reporteri.net se kompetentë për këtë çështje janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke shtuar se ata vetëm u kanë dërguar listat me pacientë të shtrirë.
“Vetëm me KQZ, se nuk jemi kompetentë. Në vetëm ju kemi dërgu listat me pacientë të shtrirë! Organizimin dhe mbarëvajtjen e bën KQZ!”, ka deklaruar shkurt Fazliu.
Nga KQZ ende nuk ka ndonjë deklaratë për këtë çështje.