×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku del me rezultate të vetat: VV e para me 39.88%, e dyta PDK me 21.84% dhe LDK e treta me 18.14%

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 23:41

    Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryesministër i Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencën për media ka thënë se nga të dhënat e marra nga komisionerët dhe vëzhguesit e kësaj partie, LDK-ja del të radhitet e treta me 18.14 për qind, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas të dhënave, Abdixhiku tha se VV radhitet e para me 39.88 për qind.

    Ndërsa në vend të dytë PDK-ja, Abdixhiku tha se sipas atyre të dhënave që kanë është 21.84 për qind.

    Në vend të katërt, sipas kësaj partie është AAK-ja, me 7.62 për qind.

    “Rezultat që e respektojmë. Përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë në tërësi unë, edhe për fushatën edhe për drejtimin e partisë”, tha kreu i LDK-së.

    “Dritë do të ketë në Kosovë, ky është rezultat demokratik, LDK del me rritje të konsiderueshme nga ky proces, ndonëse rezultati sështë i kënaqshëm në përmasat që kemi pritur edhe ne”, tha Abdixhiku në konferencë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!