Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti, u është drejtuar mbështetësve të kësaj partie nga sheshi “Skënderbeu”, ku është pritur me brohoritje “baba, baba”, shkruan Reporteri.net.
Kurti tha se edhe pse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, ato preliminare tha se tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është fituese.
“Nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, por rezultatet preliminare tregojë një gjë të vërtetë e të saktë, se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo. Urime!”, tha Kurti.
Në këtë fjalim, ai përçmoi dy partitë opozitare, PDK’në e LDK’në.
“Ajo që dihet nga rezultatet preliminare është që edhe me i ba bashkë LËDËKYHIN, E PËDËKYHIN nuk bajnë sa Vetëvendosja jonë”, tha Kurti.
“Thojshin që buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre, çfarë hajvanash. Por, ka kalu koha e hajvanatit”, ka thënë Kurti.
Ai deklaroi se këto zgjedhje kanë qenë të lira e të ndershme.
“Procesi zgjedhor ka qenë ai i zgjedhjeve të lira e të ndershme, ka qenë proces demokratik i cili nuk ka pasur incidente. E falenderoj Policinë e mekanizmat shtetërorë. Por, këshgtu ndodhë pikërisht kur është qeveria jonë në pushtet…”, deklaroi Kurti./Reporteri.net