×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Mbi 16 mijë euro i kushtoi KQZ-së shënjimi i votuesve me marker

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 10:51

    Të dielën e fundit qytetarët e Republikës së Kosovës votuan për zgjedhjet parlamentare.

    Kësisoji, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri paraprakisht të gjitha përgatitjet e nevojshme.

    Për t’u furnizuar me ngjyrë matrikulare, për shënjimin e votuesve, KQZ hapi tender.

    Fillimisht për të njëjtin tender KQZ ndau hiç më pak se 17 mijë euro.

    Për tenderin “Furnizimi me ngyrë matrikulare e tipit marker per shënjim te votueseve per zgjedhjet parlamentare”, ofertat e tyre dorëzuan tre operator enomik.

    Tenderi i njëjtë i është besuar operatorit ekonomik “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”.

    Vlera e përgjithshme e kontratës 16,638.00 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!