×
  • Lajme
  • Lajme / Rezultatet

    KQZ përditëson të dhënat: 149 vota më shumë për VV-në, 61 për AAK-në, PDK dhe LDK mbesin njëjtë

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 13:04

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 11:54 ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.87 për qind, apo 340 mijë e 690 vota.

    Nga përditësimi i fundit, i ditës së djeshme, kjo parti ka shënuar rritje prej 149 votash.

    Në vend të dytë vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 për qind, apo 183 mijë e 661 vota.

    Lidhja Demokratike ka 17.61 për qind, apo 146 mijë e 815 vota. Të dyja këto parti nuk kanë pësuar asnjë ndryshim në vota.

    Një ndryshim të lehtë ka shënuar, Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, e cila aktualisht ka 7.46 për qind me një rritje prej 61 votash nga përditësimi i fundit i bërë nga KQZ-ja, dhe numëron tani 62 mijë e 172 vota.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!