Edhe një incident tjetër ka ndodhur para mesnatës, në ora 22:43 në Qendrën Komunale të Numërimit “1 Tetori”, ku po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.
Deri te incidenti erdhi pasi një vëzhgues me inicialet A.T. kishte hyrë “live” në Tiktok dhe po bënte video nga numërimi i votave.
Burime të gazetës online Reporteri.net brenda organeve të renit bëjnë të ditur se vëzhguesi tjetër me inicialet B.A kishte ndërhyrë.
Pas mosmarrëveshjes është dashur intervenimi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Ndaj dy vëzhguesve Policia ka shqiptuar tiketa gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.