×
  • Show Time
  • Show Time

    E ofendoi dhe e grushtoi, G-Bani befason me deklaratën për Gjestin

    Reporteri
    06 Mars 2025 | 14:17

    Në një postim në “Instagram”, ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania”, G Bani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për Gjestin, pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    G Bani falënderon publikisht Gjestin për mbështetjen e tij gjatë kohës në shtëpi dhe ndan me ndjekësit informacionin mbi gjendjen shëndetësore të babait të tij.

    Ai ka sqaruar se babai i tij është jashtë rrezikut për jetën, duke theksuar se Gjestin ka qenë i vetmi person që e ka uruar për herë të parë dhe ka pasur një kuptim të thellë për ndjenjat dhe gjendjen e tij, duke e parë dhe ndjerë në shpirt.

    G Bani gjithashtu, ka theksuar se ky ishte një moment i rëndësishëm për të, duke e konsideruar Gjestin si njeriun që e pa dhe e kuptoi më shumë se të tjerët në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!